Aksident në Gllarevë, furgoni del nga rruga (FOTO)

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur në Gllarevë ku një furgon ka dalë nga rruga kryesore.

Sipas sinjalizuesve, në vendin a ngjarjes ka arritur Policia.

Deri tani, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë