Vdes furrëtari i njohur në Drenas

Sot është ndarë nga jeta, Haki Kajdomqaj, nga fshati Dedaj i Hasit, i cili familjarisht punonte në Furrën “Hasi” në Drenas.

Hakiu, sikurse edhe babai i tij Azemi dhe brezat e tashëm, pothuajse pjesën më të madhe të jetës e kanë kaluar në Drenas dhe kanë respekt tek të gjithë banorët e Drenasit me rrethinë.

Hakiut i ka rënë një vëlla ( Bejta ) dëshmor në Koshare, në prill të vitit 1999.

Hakiu nga sot nuk do të na gatuaj bukën profesion që e kryente me zellë, transmeton DrenicaOnline.

Familja e tij në Drenas kanë një histori 60 vjeçare të jetës e punës prej furrëtari.

Varrimi i tij bëhët të mërkurën në orën 13:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë