Fushatë denigruese ndaj Violetë Kukajt

Dy ish kunatat e këngëtares Violetë Kukaj kanë hedhur bombën në emisionin “E diela shqiptare”, ato po thonë se Violeta është ndarë nga vëllai i tyre, Faiku për t’iu ikur borxheve. Ndërmjetësuesja Eni Çobani ka marr anë duke i hedhë benzinë zjarrit.
E për këtë situatë ka reaguar ish profesori dhe gazetari në pension Xhemë Binaku
FUSHATË DENIGRUESE NDAJ VIOLETË KUKAJT
Tani e sa kohë nuk pushon fushata denigruese në media ndaj këngëtares së mirënjohur, Violetë Kukaj. Nismën e vuri në këmbë Eni Çobani në emisionin Shihemi në gjyq të televizionit Klan.
Duke e parë krejt këtë fushatë që, lirisht mund të quhet linçuese ndaj zonjës Violetë, për të cilën mendoj se fajtore doli vetë zonja Çobani, duke nxjerrë përfundime apriori, pa e degjuar fare palën e dytë, këngëtaren, kjo nuk do koment se krijoi skandal dhe yshti sa mediet, aq dhe opinionin për t’juvërsulur këngëtares pa e parë në plotni çështjen midis zhvillimeve brenda kësaj familjeje në kontest.
Ajo që më bëri ndoshta deri tani të parin që ngris zërin kundër një fushate tëtillë të paparë, është fakti se Violetën e mbaj mend që kur ishte një zë aq i bukur e tingëllues në moshën tepër të re, veçanërisht në klasat e larta të fillores në Tërstenik, duke kënduar dhe gëzuar zemrat e shumë nxënësve e mësimdhënësve e deri tek qytetarët artdashës të komunës së Drenasit e mëgjerë. Ishte një trupshkurtër, po që habite ata që degjonin se nga e merrte gjithë atë zë kumbues. Në pak kohë, Violeta arriti të depërtojë tek zemrat e shumicës së shqiptarëve me artin e saj muzikor.
Këngëtarja bëri emër të madh në skenën artistike mbarëkombëtare me rezultatet e zërit të saj të artikuluar. Natyrisht, me rritjen e saj artistike, fitoi edhe në aspektin material, si çdo këngëtar/e tjetër.
Me kohë, Violetë Kukaj u lidh në marrëdhënie bashkëshortësie me z. Faik Retkoceri dhe për shumë vite nuk u degjua se kishin ndonjë problem.
Mirëpo, si jo rrallë, edhe brenda kësaj familje duket se pështillen raportet midis kunatave.
Ato, siç doli në emisionin e zonjës Çobani, sa fajsonin njëra –tjetrën, aq në fund “gjetën” fajtorin e raporteve të prishura brenda familjes prindërore dhe atë pikërisht tek Violeta!
Mirëpo, zonja Çobani, sikur po i ikte diçka nga dora, u ngut të ngrehë akuzadrejt Violetës dhe “ndihmëses” së saj, zonjës Sevdie Krasniqi, notere!
Personalisht, kjo nguti e zonjës Çobani ishte e parakohshme, sepse asnjë fjalë si përgjigje nuk kishte marrë nga zonja Kukaj, as nga ajo Krasniqi.
Tani, unë nuk dua të luaj avokatin e askujt në këtë rast, po aq sa e njoh familjen Kukaj, me kryefamiljarin shumë të respektueshëm nga të gjitha anët , mixhën Rizah dhe djemtë, si dhe Violetën, këta njerëz nuk janë të një kategorie që mund të bëjnë diçka të tillë, siç ia ngarkuan ish-kunatat apo edhe ish-bashkëshorti i saj.
Në rend të parë, secili/a këngëtar/e në Kosovë, po edhe në Shqipëri kanë bërë pasuri të lakmueshme nga këndimi, kështu mendoj edhe për Violetën. Ajo ka meritat kryesore të arritjes së pasurisë në jetën e saj bashkëshortore, prandaj nuk është aspak e pabesueshme se asaj edhe i takon pjesa më e madhe meritore e pasurisë pas ndarjes me burrin.
Këtë më së miri do ta vërtetojë drejtësia dhe besoj edhe në mbrojtjen më tëmirë të Violetës nga i nderuari avokat, Skënder Musa.
Deri atëherë, askush nuk ka të drejtë ngrehje fushatash linçuese ndaj këngëtares, pra as zonja Eni Çobani, së cilës nuk i shkon anësimi në emision.
Shpresoj se zonja Violetë Kukaj nuk ka pse të ulë kokë nga fushata të tilla denigruese të parakohshme dhe paragjykuese, madje këngëtarja duhet të zhvillojë prirjen e saj muzikore sa më shpesh që i jepen mundësitë, duke u mbështetur në treguesit aq të suksesshëm të karrierës së saj muzikore nëgjithë arealin tonë kombëtar, siç do të jetojnë edhe këngët e saj të paharrueshme mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.