E bukur: Qytetari e gjen kuletën e mërgimtarit me mbi 2 mijë euro, e dorëzon në polici

Mesditën e së enjtes, në Stacionin Policor në Viti është paraqitur një qytetar me inicialet D.S., i cili deklaron se ka gjetur një portofol me ngjyrë të zezë, në të cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por në portofol ishte një shumë e parave në vlerë 1940.65 euro si dhe 100 franga zvicerane.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur ta identifikoi personin (një mërgimtar) që i kishte humb portofoli dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjete portofolin.
Pronari i portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe personin që e ka gjetur dhe dorëzuar atë.