Hajrush Musliu rizgjidhet kryetar i Shtrubullovës

Sot, në ambientet ShFMU “Rasim Kiçina” në Drenas janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) të fshatit dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash, 𝐇𝐚𝐣𝐫𝐮𝐬𝐡 𝐌𝐮𝐬𝐥𝐢𝐮, u rizgjodh përfaqësues i fshatit Shtrubullovë.

Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Shtrubullovë, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatit si dhe këshillit lokal.

Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash, 𝐇𝐚𝐣𝐫𝐮𝐬𝐡 𝐌𝐮𝐬𝐥𝐢𝐮, rizgjidhet kryesues i këshillit lokal për fshatin Shtrubullovë, si dhe anëtarët e këshillit lokal po ashtu, në përbërje nga: 𝐁𝐞𝐬𝐣𝐚𝐧 𝐌𝐮𝐫𝐭𝐞𝐳𝐢, 𝐀𝐯𝐝𝐲𝐥 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢, 𝐆𝐞̈𝐳𝐢𝐦 𝐇𝐚𝐣𝐫𝐢𝐳𝐢, 𝐀𝐥𝐛𝐞𝐫𝐭 𝐒𝐡𝐚𝐛𝐚𝐧𝐢, 𝐒𝐚𝐦𝐢 𝐌𝐮𝐬𝐥𝐢𝐮 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐚𝐥𝐢 𝐑𝐞𝐱𝐡𝐞𝐩𝐢.

Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në ditët dhe javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen e Komunës, si dhe llogarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë