Murat Elshani zgjidhet kryetar i fshatit Gllobar

Dje, në ambientet ShFMU “Naim Frashëri” në Gllobar janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) të fshatit dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i fshatit Gllobar Murat Elshani.

Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Gllobar, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatit si dhe këshillit lokal.

Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur kryesues i këshillit lokal të fshatit Gllobar 𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐄𝐥𝐬𝐡𝐚𝐧𝐢, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐥, 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐫𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚: 𝐙𝐞𝐪𝐢𝐫 𝐄𝐥𝐬𝐡𝐚𝐧𝐢, 𝐑𝐚𝐬𝐡𝐢𝐭 𝐌𝐨𝐫𝐢𝐧𝐚, 𝐌𝐮𝐡𝐚𝐫𝐫𝐞𝐦 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐮, 𝐀𝐠𝐢𝐦 𝐎𝐤𝐫𝐚𝐬𝐡𝐭𝐢𝐜𝐚, 𝐍𝐞𝐳𝐢𝐫 𝐌𝐨𝐫𝐢𝐧𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐗𝐡𝐞𝐥𝐢𝐥 𝐌𝐨𝐫𝐢𝐧𝐚.

Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në ditët dhe javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe lloarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë