Ky është burri nga Drenica i cili e gjeti kuleten e mbushur me para të cilën e dorëzoi në polici [FOTO]
Katër ditë me parë, një banor nga fshati Kopiliq i Ulët, kishte dorëzuar një portofol në stacionin policor të Skenderajt, të cilën e kishte gjetur në rrugën “18 qërshori” e që brenda kishte pasur një shumë të majme parash dhe dokumente personale, shkruan rajoni.
Rajoni ka mësuaer se behët fjalë për Islam Rexhajn i cili portofolin me 1.360€ ai e kishte dorëzuar në stacionin policor të Skenderajt.
Kuntojmë qe edhe Policia e Kosovës, e ka çmuar gjestin human të Islamit të cilin edhe e ka falenderuar publikisht për veprimin.
.
.
.