“DrenicaOnline” shënon sërish fitore në turnirin gjigant të futbollit

“DrenicaOnline” ka shënuar fitoren e dytë në turnirin gjigant Heroi i Kombit- Abedin Bujupi që po zhvillohet në Arllat.
Ekipi “DrenicaOnline” e ka mposhtur me rezultat 2 me 1 ekipin “Dëshmori Sami Gashi”.
Tifozët e kanë vlerësuar si lojën më të bukur që është zhvilluar deri më tani.
Kjo është xhiroja e dytë që po zhvillohet në turnirin më të madh të viteve të fundit/DrenicaOnline/