Xhafer Doberdolani zgjidhet kryetar i fshatrave Korroticë e Epërme dhe Zabel i Epërm

Dje, në ambientet e ShFMU “Shaban Polluzha” në Korroticë të Epërme, janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) të fshatrave dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i këtyre fshatrave, Xhafer Doberdolani.
Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatrave Korroticë e Epërme dhe Zabel i Epërm, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatrave si dhe këshillit lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur administratori i fshatit Korroticë e Epërme dhe Zabel i Epërm, 𝐗𝐡𝐚𝐟𝐞𝐫 𝐃𝐨𝐛𝐞𝐫𝐝𝐨𝐥𝐚𝐧𝐢, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐥 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐨𝐫𝐫𝐨𝐭𝐢𝐚, 𝐁𝐞𝐬𝐚𝐫𝐭 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚, 𝐍𝐚𝐳𝐢𝐟 𝐒𝐡𝐚𝐛𝐚𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧 𝐃𝐨𝐛𝐞𝐫𝐝𝐨𝐥𝐚𝐧𝐢, 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐙𝐚𝐛𝐞𝐥𝐢 𝐢 𝐄𝐩𝐞̈𝐫𝐦, 𝐅𝐚𝐡𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐥𝐚, 𝐁𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐑𝐞𝐱𝐡𝐞𝐩𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐈𝐦𝐞𝐫𝐢.
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe llogarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.