Sejdi Hoxha për vdekjen e Yllit: Ishte pjesë e PDK-së në Drenas, djalë punëtor, trim e besnik

Punonjësi i Radio Televizionit të Kosovës, Ylli Hoxha, nga Krajkova e Drenasit është ndarë nga jeta sot.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e të ndjerit përmes rrjeteve sociale, të cilët kanë shprehur pikëllimin për ikjen e tij të hershme.
Miku i tij, Sejdi Hoxha ka thënë se me Yllin ka punuar ngushtë në degën e PDK-së në Drenas dhe ishte pjese e strukturave të degës, djalë punëtor, trim e besnik.
Postimi i plotë i Sejdi Hoxhës:
Me dhimbje he pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e shokut dhe mikut tim Ylli Hoxha ne moshën 50 vjeçare.
Me Yllin punuam ngushtë në degën e PDK-së në Drenas, ishte pjese e strukturave të degës, djalë punëtor, trim e besnik.
Familja Hoxha nga Krajkova ka dhënë dëshmorë për lirinë e Kosovës, familjarisht ishin pjesë e luftës së UÇK-së.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxha, shokëve he miqve të YIlit.
Zoti e mëshirofte shpirtin tuaj Ylli🙏🏻
Sejdi Hoxha