Muhamet Kurtaj nga tani asamblist i pavarur në Drenas

Muhamet Kurtaj, nga tani më nuk do të jetë asamblist i LVV-së, në Drenas. Ai karrierën e tij  politike do ta vazhdojë si aktivist e këshilltar i pavarur.

Postimi i plotë i Kurtajt:

Të nderuar,

Përmes këtij shkrimi, dua t’iu njoftoj se unë, Muhamet Kurtaj, nga tani, karrierën time politike por edhe atë në Komunën e Drenasit, do ta vazhdoj si aktivist e këshilltar i pavarur.

Këtë vendim e kam marr pasi në gjitha votimet e vendimet e mija që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të komunës ku unë punoj, të bëhen pa presione politike e partiake, por, me vullnetin dhe bindjen time.

Pra, unë çdoherë kam qenë vetja dhe i tillë do vazhdoj të jem, duke theksuar se edhe pse mund të jem pjesë e një partie politike, nuk lejoj që mendimet dhe vendimet e mija të urdhërohen nga dikush tjetër, sidomos në lidhje me çështjët që kanë të bëjnë për qytetarēt!

Ju më keni votuar që të jem një nga shkaktarët e përmirësimit të kushtëve jetësore në komunën tonë dhe promtor i zhvillimit ekonomik të Drenasit, andaj, unë nuk mund ta tradhtoj këtë besim.

Si asamblist i KK-së në Drenas edhe njëherë betohem se do jem në shërbimin tuaj!

Me shumë respekt, Muhameti

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë