Kujdes, pamje të rënda/ Vetura e godet një këmbësor në rrugën Morinë-Rezallë dhe ikë nga vendi i ngjarjes (Foto)

Demir Kelmendi nga Morina e Skenderajt ka denoncuar një rast të aksidentit “godit e ik”.
Ai thotë se të premtën rreth orës 14:00 është goditur nga një automjet në rrugën Morinë-Rezallë dhe i dyshuari më pas ka ikur pa u ndalur nga vendi i ngjarjes.
Demiri thotë se ka marrë lëndime të rënda trupore dhe fillimisht është dërguar në emergjencën e Skenderajt e prej aty më pas është dërguar në Spitalin e Mitrovicës.
Policia është informuar për rastin dhe po punon në identifikimin e kapjen e shoferit.