Fejohet kampioni i padiskutueshëm nga Drenasi, dalin fotot e para të çiftit [FOTO]

Bodybuilderi dhe kampioni i pa diskutueshëm i bodybuildingut, Arton Koci, nga Drenasi, është fejuar ditën e djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Artoni, i cili ka publikuar në Facebook tre foto nga fejesa, ku shfaqet i veshur me të zëza dhe padyshim në krahët e vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

Por, kush është Arton Koci?

Bodybuilderi, Arton Koci, është emër që po shkëlqen në këtë sport.

Koci ka vite të tëra që me punë dhe përkushtim ka punuar në këtë drejtim dhe tashmë po lë mbresa me sukseset e tij.

Ai kohe me parë ka arritur të shpallet kampion në kategorinë senior 90 kg, kampion absolut në classic bodybuilding, si dhe kampion mbarëkombëtar gjithashtu.

Koci ishte i jashtëzakonshëm me fizikun e tij, duke lënë prapa vetes edhe emra të dëshmuar në këtë sport. Ai ishte shumë i lumtur për suksesin e arritur, duke thënë se fitoret e tij i dedikohen pikërisht rajonit nga vjen, Drenicës dhe se gjithmonë kjo gjë ka qenë një inspirim dhe motiv shtesë në angazhimet e tij.

Ai tashmë pritet të jetë pjesë edhe e disa garave ndërkombëtare./Rajoni.org/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë