Futbollisti nga Llapushniku, Astrit Thaqi vishet bardh e kaltër

FC Drita nga Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin drenicas, Astrit ThaqI, transmeton DrenicaOnline.

Thaqi deri dje ishte pjesë e Ballkanit, me të cilin u shpall kampion për herë të dytë.

Njoftimi i FC DRITA:

Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Astrit Thaqi.

Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe ku kanë nënshkruar kontratë dyvjeqare me klubin.

Thaqi ka përvojë të gjatë në superligë si dhe në arenën ndërkombëtare.
Astriti është paraqitur për shumë skuadra kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkani

Mirë se vjen Astrit💙

FC DRITA⬜️🟦

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë