Kryetari i LVV-së në Skënderaj: Më trishtoi pa masë vdekja jote, Azem Shaqiri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani ka shkruar për vdekjen e shokut të tij, Azem Shaqirit, nga Klina e Poshtme e Skënderajt, shkruan Raporto24.
Ky është postimi i plotë i Hysni Mehanit:
Më trishtoj pa masë vdekja jote, Azem Shaqiri.
Ishe shok idealist, me dashni të madhe për vendin, qytetin e klubin tënd të zemrës, Drenicën.
Të pastë dritë shpirti shok!
Do na mungosh shumë!
Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve të shumtë të Azemit!