28 vjeçari nga Skenderaj dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, Policia jep detaje

Një 28-vjeçar nga Skenderaji është dërguar pa shenja për në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Sot rreth 14:30 Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton Zahiti.
”Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai.
Për këtë rast kanë nisur hetimet, sipas Zahitit.