Varroset i riu nga Drenasi i cili vdiq derisa po e shpëtonte jeten e një 6-vjeçari

I është dhënë lamtumira e fundit Adem Qorrit nga Drenasi, i cili vdiq në Florida deri sa po shpëtonte jetën e një fëmije 6 vjeçar.
Në varrim morën pjesë mijëra qytetarë nga të gjitha vendet, shkruan DrenicaOnline.
Ndonëse vdekja e tij ndodhi në fund të muajit mars, për shkak të procedurave, trupi i pajetë ka arritur tek dje në Kosovë.
Adem Qorri 40 vjeçar në Amerikë kishte shkuar si refugjat nga konflikti ballkanik në fund të viteve ’90-ta./DrenicaOnline/