Sot në Drenas varroset Adem Qorri/ Heroi që vdiq derisa po shpëtonte 6 vjeçarin në Florida

Në fund të muajit mars Adem Qorri nga Drenasi vdiq në Florida deri sa po shpëtonte jetën e një fëmije 6 vjeçar.

Për shkak të procedurave, trupi i pajetë i Adem Qorrit ka arritur tek dje në Kosovë.

Familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri varroset sot në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Drenasit.

Adem Qorri 40 vjeçar në Amerikë kishte shkuar si refugjat nga konflikti ballkanik në fund të viteve ’90-ta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë