“Shes ‘Yamaha X’ 1800 euro”, kështu u gjet në Google motori që u përdor për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin

Motori që u përdor nga portugezi, Ruben Saraiva për ekzekutimin e biznesmenit nga Shëngjini u ble nga e fejuara e Edmond Haxhisë i cili akuzohet si porositësi dhe organizatori i vrasjes së Ardian Nikulajt.

 Ishte një oficer i policisë që zbuloi rastësisht faqen online ku ishte blerë motori me fjalët “…shes motor ‘Yamaha X Max…’.

Vajza bëri blerjen më 28 mars 2023 dhe ka pohuar para policisë se kishte paguar 1800 euro, të cilat ia kishte dhënë pikërisht i fejuari i saj.

Motori me të cilin vrasësi i dyshuar iu afrua lokalit Carol dhe u largua pas krimit, u gjet nga policia këtë të enjte pranë banesës së Edmond Haxhisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë