Si u gjetën rrobat e vrasësit të biznesmenit Nikulaj, ky është objekti ku u fsheh para krimit (FOTO)

Mediat në Shqipëri kanë raportoi se është zbuluar vendi ku u fsheh vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, pak para se të kryente krimin.

Euronews Albania ka siguruar foton e një pallati në ndërtim ku autori ka qëndruar për disa orë, para se të nisej drejt ambienteve të lokalit, në pronësi të të ndjerit Nikulaj.

Ndërkohë, bëhet e ditur se rrobat e tij janë gjetur në Gjadër.

Çka dihet deri më tash?

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Ai ka qenë kryetari i PSD në Lezhë, kandidat për anëtar të këshillit bashkiak në këto zgjedhje dhe ish-drejtor i ALUIZNI për Lezhë. Ishte pronar baresh dhe hotelesh dhe zotëronte një nga resortet shumë të njohur te Rana e Hedhun.

Nikulaj kishte precedentë të mëparshëm kriminalë; në 2003 ishte dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me gjobë në 2006 për kontrabandë. Në vitin 2003 e ndërroi mbiemrin në 2003 nga Marku në Nikulaj.

Një nga pistat ku po heton prokuroria lidhur me vrasjen e tij është aktiviteti politik. Por nëse i referohemi të shkuarës së tij  një pistë e mundshme është hakmarrja. Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllain dhe pas kësaj janë vrarë 2 persona nga fisi Palaj. Prej rreth 2-3 muaj ai lëvizte me automjet të blinduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë