Rrezarte Berisha kandidate për asamble në Itali, kërkohet vota e komunitetit shqiptar

Shqiptarja nga Klina e cila jeton në Itali RREZARTE BERISHA është kandidate për asamble nga radhët e Partisë Demokratike në qytetin CAMPI BISENZIO.
Ajo ka nevojë për mbështetjen e komunitetit shqiptar që jeton në këtë qytetet dhe të gjithë atyre që dëshirojnë që zëri i shqiptareve të dëgjohet e të drejtat e tyre të përmirësohen.
Petrit Gashi, drejtor i inspeksionit në Komunën e Drenasit ka thënë se Rrezarte Berisha ka qënë një aktiviste e kamotshme për të drejtat e shqiptareve që jetojnë në Itali, andaj mbështetja për atë do të jetë mbështetje për fuqizimin e komunitetit shqiptar në CAMPI BISENZIO.
“Ju bëjë thirrje të gjithë atyre që kanë të drejtë vote që ta mbështesin Rrezartën dhe të behën bashkë që zëri i shqiptareve të dëgjohet kudo”, ka shkruar Gashi në Facebook.