Kryetari Lladrovci uron festën e Fitër Bajramit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e festës së Fitër Bajramit, uron të gjithë qytetarët e besimit islam të komunës sonë.

Uroj të gjithë besimtarët mysliman të Komunës së Drenasit kudo që jetojnë, gëzuar Fitër Bajramin!

Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica duke u bërë një shkëputje nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, besimtarët mysliman festojnë Fitër Bajramin, festën që shton mëshirën dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit.

Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për shoqërinë tonë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Me urimet më të përzemërta për sa më shumë mbarësi e begati në familjet tuaja. Shëndet e mirësi për secilin!

Gëzuar Fitër Bajramin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë