Zjarri përfshin bodrumin e shtëpisë së familjes Topalli, shkaktohen rreth 4 mijë euro dëme

Mëngjesi i sotëm nuk çeli si zakonisht për anëtarët e familjes Topalli në fshatin Greme të Ferizajt. Një zjarr i madh që përfshiu bodrumin e shtëpisë, krijoi tym të madh dhe i zgjoi nga gjumi familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e para që nuhati erën e pazakontë ishte e zonja e shtëpisë e cila njoftoi bashkëshortin e saj dhe anëtarët tjerë të famijes që të zgjohen nga gjumi dhe të njoftojnë zjarrfikësit.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin dhe e kanë fikur atë në tërësi.

Bazuar në dëshminë e pronarit të shtëpisë, janë shkaktuar dëme rreth 4 mijë euro, pasi që janë djegur të gjitha pajisjet elektroshtëpiake.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë