Moti sot me shi, bubullima e intervale me diell

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me të reshura shiu e që vende vende do të shoqërohen edhe me bubullima.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, temperaturat minimale do të zbresin në 7 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimat prej 14 deri në 15 gradë Celsius.

Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell do të ketë ditën e enjte dhe të premte. Të enjten me mundësi për reshje lokale shiu.

Intervale më të gjata me diell parashihen ditëve të fundjavës. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5 e 7 gradë celsius, e ato maksimale në rritje nga 14 e 15 deri në 18 gradë Celsius ditën e diel.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë