Policia deklarohet për gjuajtjen me armë në Llapushnik, të dyshuarit ikën me veturë

Policia e Kosovës është deklaruar për rastin e gjuajtjes me armë në Llapushnik të Drenasit, ku persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të një kamioni që ishte në lëvizje.
Të shtënat janë dëgjuar të hënën rreth orës 10:00, transmeton DrenicaOnline.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është në procedurë hetimore./DrenicaOnline/
Foto: Arkiv