Përkujtohet masakra e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër

Më rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së 54 martirëve të familjes Muqolli dhe Elshani në Poklek dhe vrasjes së 24 civilëve në fshatin Çikatovë e Vjetër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Arben Shala, drejtor të drejtorive, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, anëtarë të Kuvendit Komunal, anëtarë të Kuvendit të Kosovës e familjar, kanë bërë homazhe në varrezat e tyre dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Kryetari Lladrovci me stafin e tij, kanë bërë homazhe edhe të varri i dëshmorit Sokol Elshani në Krajkovë më rastin e 24 vjetorin të rënies së tij.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci tha se për krimet e rënda në Poklek e Çikatovë, e për shumë masakra të tjera, ende nuk janë ndëshkuar përgjegjësit e këtyre krimeve. Dhimbja e familjarëve dhe gjithë popullit do të lehtësohet kur drejtësia do të vihet në vend për urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtyre masakrave, ka thënë kryetari Lladrovci.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë