Bashkim Gjota nga Drenasi dhuron pako ushqimore në vlerë 10 mijë €

Në këtë natë të madhe e në ketë muaj të bekuar, shoqata Bereqeti në Drenas ka njoftuar se ka pranuar donacionin më të madh gjatë kampanjës sofra e Ramazanit.
“Donatori jonë i vazhdueshëm dhe i palodhshëm z.Bashkim Gjota ka dhuruar për shoqatën tonë 117 pako ushqimore si dhe 10 000 kg miell (400 thasë)”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Shoqata Bereqeti falenderon Bashkim Gjotën për këtë donacion i cili do të jetë i mirëseardhur për të gjitha familjet nevojtare në komunën tonë.
.
.