Rrahje brutale në stacionin e autobusëve në Drenas, pesë të lënduar e shtatë të arrestuar

Dje rreth orës 13:00, policia ka pranuar informatën për një rrahje në stacionin e autobusëve në Drenas, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.
Në këtë rast nga mjete të forta (shkopinj druri, dyshohet edhe për mjete të mprehta), ku janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar shtatë persona dhe pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.