Pjesëtari i FSK-së nga Skenderaji denoncohet për dhunë në familje, dyshohet se sulmoi motrën e tij

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes. Jo rrallëherë ka pasur raste kur të dyshuarit kanë qenë edhe zyrtarë të institucioneve shtetërore, e shumë herë edhe pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditë së djeshme në Skenderaj, ku një person, për motive akoma të panjohura dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë i dyshuari, pjesetar i FSK-së, i cili u denoncua në Polici, pasi dyshohet se sulmoi fizikisht motrën e saj, e cila kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e prindërve.  

Ai është shoqëruar në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij për atë që kishte ndodhur, me ç’rast ka treguar edhe motivin që e shtyu të çojë dorë mbi motrën e tij.

Përveç tij, hetuesit policorë kanë marrë në pyetje edhe viktimën, e cila po ashtu ka treguar se si ndodhi rasti mes saj dhe vëllait.

Pas përfundimit të proceduarve policore, të njëjtat burime thonë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale “Sulm”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë