Alarm i rrejshëm mbi dyshimin për shpërthim të bombës në Aeroportin e Prishtinës

Sonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është dyshuar për një bombë. Mirëpo, sipas Policisë, kërcënimi për bombë ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka thënë Flora Ahmeti nga policia rajonale e Prishtinës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë