Pensionohet mësuesi i dashur Shaban Morina nga Gjergjica e Drenasit

Është pensionuar mësuesi Shaban Morina nga Gjergjica e Drenasit.
Mësuesi i cili ligjëroi lëndën e biologjisë fillimisht në Negroc e pastaj në Arllat, sot është përshëndetur me nxënësit dhe kolegët e tij, raporton DrenicaOnline.
Arsimtari i dashur nga të gjitha gjeneratat, Shaban Morina për një kohë ishte edhe drejtor i shkollës “Abedin Bujupi” në Arllat.
Kolegët dhe nxënësit e emocionuar i dëshiruan atij jetë të gjatë dhe plotë shëndet në pension./DrenicaOnline/