Ndodhi në këtë vend të Drenicës, familjarët e kapin grabitësin e armatosur brenda në shtëpi, hajni gjuan me armë por nuk ja del të kryej vepren

Është arrestuar një person në fshatin Dashevc të Skenderajt, i cili i maskuar dhe i armatosur kishte tentuar të kryej grabitje në një shtëpi.
Grabitësi ishte kapur në flagrancë nga familjarët të cilët e kanë mbajtur mbyllur derisa në vendin e ngjarjes ka arritur policia, raporton DrenicaOnline.
Kjo e fundit ka konfirmjar rastin e ndodhur dje rreth orës 03:00 të mengjesit.
“Është arrestuar i dyshuari, maskuar dhe i armatosur (me një pistoletë) pasi që ka tentuar të kryejë një grabitje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar është kapur në flagrancë nga familjarët dhe është mbajtur në shtëpi deri në mbërritjen e njësisë policore. Gjatë përleshjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 20 copë fishekë I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./DrenicaOnline/