Feronikeli 74 e pret në shtëpi skuadrën e Trepçës ’89

Futbolli kosovar, sot rikthehet në aksion me ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Në program janë katër ndeshje të vlefshme për 1/8 e finales.

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të luaj në shtëpi ndaj skuadrës nga Liga e parë FC A&N.

Një ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit, aty ku Liria do të jetë nikoqire e Llapit.

Feronikeli 74 do të pret në shtëpi skuadrën e Trepçës ’89, ndërsa Flamurtari do të përballet me skuadrën e Vushtrrisë.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë