Kreu i LDK-së në Drenas: Grushti i Mehdi Bardhit ndaj policit serb, u bë simbol i aktivizimit të djalërisë shqiptare

Kryetari i Degës së LDK-së në Drenas,
Egzon Qorri bashkë me Bedri Nikën e Hilmi Gashin nga kjo parti, kanë vizituar liderin e parë të LDK-së në Drenas, Mehdi Bardhin.
Qorri ka thënë se grushti i Mehdi Bardhit ndaj policit serb, u bë simbol i aktivizimit të djalërisë shqiptare dhe i patriotëve në mbarë vendin tonë, goditja e tij me grusht ndaj policit serb, ishte mesazh që së shpejti Serbisë do ti vij edhe goditja me armë, dhe ashtu ndodhi, me luftën e UÇK-së dhe ndihmen e aleatëve erdhi e shtrejta liri.
Postimi i plotë i Qorrit:
Në vizitë te lideri i parë i LDK-së në Drenas z. Mehdi Bardhi
Sot së bashku me ish – kryetarin e LDK-së në Drenas, Bedri Nika dhe mbështetësin e paepur të LDK-së, Hilmi Gashi vizituam aktivistin e shquar të Lidhjes Demokratike, kryetarin e parë të LDK-së në Drenas protagonistin e shumë zhvillimeve politike dhe patriotike në shërbim të kauzës sonë për liri dhe pavarësi, ushtar i përbetuar i Dr. Ibrahim Rugoves, ishte përherë aty ku vendi kishte nevoj.
Grushti i Mehdi Bardhit ndaj policit serb, u bë simbol i aktivizimit të djalërisë shqiptare dhe i patriotëve në mbarë vendin tonë, goditja e tij me grusht ndaj policit serb, ishte mesazh që së shpejti Serbisë do ti vij edhe goditja me armë, dhe ashtu ndodhi, me luftën e UÇK-së dhe ndihmen e aleatëve erdhi e shtrejta liri, ne me krenari kujtojmë e ndërojmë angazhimin e personalitetëve si z. Bardhi, e historia përherë i gdhënd këta emra me shkronja te arit.
Me respekt !
Kryetari i Degës së LDK-së në Drenas
Egzon Qorri