“Wanger”/ Mbishkrimet në veri që po nxitin urrejtje dhe përçarje ndëretnike

Në pjesën veriore të vendit, gjatë vikendit, persona të panjohur kanë shkruar nëpër mure dhe tabela të komunikacionit mbishkrime duke nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike.

Policia ka njoftuar për dy raste të ndara të mbishkrimeve “Wanger”, të shkruara në Mitrovicën Veriore dhe në Zveçan.

Që të dy rastet janë duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.

Raporti i policisë:
Mitrovicë Veri 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe “WAGNER”. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar.
Zveçan 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime “WAGNER”. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar.

Grupi Wagner, i njohur gjithashtu si PMC Wagner, është një organizatë paraushtarake ruse. Ajo përshkruhet ndryshe si një kompani private ushtarake, një rrjet mercenarësh ose një ushtri private de facto e presidentit rus, Vladimir Putin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë