Suhareka ia zgjatë dorën Skënderajit, i nis njësinë e zjarrëfikësve

Komuna e Suharekës i ka dalur në ndihmë komunës së Sëknderajt, sas gjendjës së rënduar si rezultat i reshjeve të shumta.

I pari i kësaj komune, Bali Muharremej, ka bërë të ditur se Njësia e Zjarrëfikësve me 3 pjestarë nga Suhareka është nisur për Skenderaj.

“Megjithëse edhe ne kemi një numër të kufizuar të zjarrëfikësve, kemi shprehur gadishmërinë tonë që momentalisht t’i ndihmojmë komunat që tashmë po përballen me vërshime” ka shkruar mes tjerash Muharremaj.

Statusi i plotë:

Njësia e Zjarrëfikësve me 3 pjestarë nga Suhareka është nisur për Skenderaj. 

Me automjetin e tyre dhe me pompa thithëse të ujit do t’i ndihmojnë qytetarët atje ku kanë nevojë. 

Në disa komuna të Kosovës tashmë situata paraqitet e vështirë si rezultat i reshjeve të shumta të shiut.

Megjithëse edhe ne kemi një numër të kufizuar të zjarrëfikësve, kemi shprehur gadishmërinë tonë që momentalisht t’i ndihmojmë komunat që tashmë po përballen me vërshime.

Uroj që situata të përmirsohet dhe ta kalojmë me dëme sa më të vogla materiale.

Bali Muharremaj

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë