Ju lumtë djema/ Shikoni si evakuohet nga uji çifti i moshuar në Llaushë (Video)

Fotografi Brahim Nura së bashku me shefin e zyrës për Informim dhe zëdhënësin e komunës së Skenderajt Amir Lushtaku si dhe me Drejtorin e DKRS-së Alban Berisha dhe Valdrin Zyhranin, kanë  marrë pjesë në aksionin për evakuimin e banorëve në fshatin Llaushë.

Më këtë rast është nxjerrë nga uji një çift i moshës rreth 60 vjeç, transmeton DrenicaOnline.

“Këtë aksion e kam xhiruar ekskluzivisht si kujtim i kësaj dite të vështirë për qytetin e Skenderajt”, ka thënë Nura.

Aksioni i evakuimit po vazhdon edhe tash në këtë kohë.

Lutemi që të kalojë sa më shpejt kjo gjendje! (Video nën reklama)

Kliko mbi foto për ta parë videon:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë