Malishevë: Punëtori bie në kanal duke punuar, dërgohet në QKUK

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, qoftë edhe aksidentalisht. Për një rast të lëndimit në punë që ka ndodhur në Carravranë të Malishevës gjatë ditës së sotme, Prokuroria ka iniciuar rast, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë me dije se një punëtor (30-vjeçar) i një kompanie, derisa ka qenë duke punuar, ka rënë në një kanal në disa metra thellësi. për çka u dërgua fillimisht në QKMF.

Por për shkak të gjendjes, viktima është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë