Donatorët anonim ndihmuan me para një familje në Llapushnik dhe një në Çikatovë të Re

U përkrahën dy familje që kanë Persona me Aftësi të Kufizuara….

Nga dy miqtë dhe donatorë të HANDIKOS-it në Drenas, të cilët dëshiruan të mbetën anonim, me mjete monetare përkrahen dy familje që kanë Persona me Aftësi të Kufizuara dhe që jetojnë në kushte të rënduara ekonomike dhe sociale.

Familja Gashi nga Llapushniku u përkrah me 350,00 euro, ndërsa familja Qerkinaj nga Çikatova e Re, me 150,00 euro.

HANDIKOS në emër të përfituesve nga i zemra i falënderon miqtë tanë, duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi në familje!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë