Ismail Dibrani nga ShKK po qëndron në ShBA për vizitë studimore

Një delegacion nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, i udhëhequr nga zv.Drejtori i Pergjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, po qendron për vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata sot janë pritur nga Sekretari i Departamentit Korrekutes të Pensylvanisë, George Little.

Vizita ka për qëllim njohjen e sistemit të burgjeve në shetetin e Pensylvanisë, me theks të veçantë trajtimin e personave me nevoja të veçanta.

Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane në Prishtinë, veçanërisht INL-in, i cili me donacionet e tij po vazhdon ta mbështesë avancimin e SHKK-së në të gjitha fushat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë