Lladrovci bën homazhe pranë varrit të heroit, Gjeneral Major Shaban Shala

Më rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të vdekjes së heroit, Gjeneral Major Shaban Shala, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bashkëveprimtarë, familjarë e qytetarë, bënë homazhe dhe vënë lule të freskëta pranë varrit të tij.
Më këtë rast, kryetari Lladrovci u shpreh i nderuar duke i shpreh respekt jetës dhe veprës së Gjeneral Major Shaban Shalës.
“Heroi Shaban Shala, mbetet i paharrueshëm për të gjithë ne që kemi punuar e bashkëvepruar për çlirimin e vendit dhe ndërtimin e shtetit tonë. Andaj, i përhershëm mbetet kujtimi për të”, tha ndër të tjera kryetari Lladrovci.
Kujtojmë se, Gjeneral Major Shaban Shala ka qenë veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, i burgosur politik dhe kontribuues në zbardhjen e krimeve të Serbisë në KMDLNJ. Pas çlirimit, ai dha kontribut në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) në transformimin dhe aftësimin e mëtejmë të Ushtrisë së Kosovës.
I përhershëm është kujtimi për heroin Gjeneral Major Shaban Shala!