Raporti i policisë për vdekjen e 63-vjeçarit në Poklek i Vjetër

Pasditën e së dielës një 63 vjeçar nga Pokleku i Vjetër ka qëlluar veten me armë zjarri.
Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes.
Raporti i policisë:
Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete nga familjarët në një dhomë të shtëpisë së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë gjete dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishek, dy predha dhe katër gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.