Policia e Drenasit arreston një person

Policia e Drenasit të mërkurën në mesditë ka arrestuar një person pasi tek i njëjti gjatë kontrollimit është gjetur një thikë.

I arrestuari pasi është intervistuar, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton DrenicaOnline.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi tek ai gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë