Punëtorin e zë dheu në Kamenicë, zjarrfikësit arrijnë ta shpëtojnë

Një punëtor i një firme private, gjatë punimeve është bllokuar nga dheu.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Kamenicë.

Zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin viktimën dhe pastaj është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjeksor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë