Aksident trafiku në Shtrubullovë, njëri automjet ikë nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në Shtrubullovë të Drenasit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kombi dhe një kamionetë, ku ngasësi i kësaj të fundit dyshohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar foto nga vendini aksidentit.
Ata njoftojnë se dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Me rastin po merret policia./DrenicaOnline/