Tetë të lënduar në aksidentin e ndodhur në rrugën Drenas-Skenderaj (Foto)

DrenicaOnline ka raportuar për një aksident trafiku të ndodhur dje në rrugën Drenas-Skenderaj, në fshatin Polac.

Sot policia ka njoftuar se në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar 8 persona.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa raportohet se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të 3 (tre) veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 8 (tetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor’, thuhet në njoftimin e policisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë