Aksident trafiku në rrugën Drenas-Skenderaj, të lënduarit dërgohen në spital

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën Drenas-Skenderaj, konkretisht në fshatin Polac.
Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë policia ku përveq dëmëve materiale është raportuar edhe për të lënduar.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmen e mjekut.
Derisa policia është marrë me rastin, në këtë rrugë ishin krijuar edhe kolonat.