Lladrovci raporton për punën një vjeçare, falënderon qytetarët për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten mbajti tubimin e dytë me publikun, ku raportoi para qytetarëve punën njëvjeçare të këtij viti.

Tubimi u mbajt në Sallën e Kuvendit dhe morën pjesë, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, administratorë të vendbanimeve si dhe qytetarë të shumtë.

Temë diskutimi e këtij tubimi me publikun, ishin aktivitetet e komunës të cilat janë kryer gjatë këtij viti.

Fillimisht, fjalë hyrëse pati Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra, i cili tregoi rëndësinë e këtij takimi duke shtuar se: Tubimi me publikun ka karakterin informues për pjesëmarrësit mbi të arriturat dhe vështirësitë si dhe investimet kapitale.

Ndërsa sa i përket punës një vjeçare ka prezantuar kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, i cili fillimisht falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe njëherësh falënderoi administratorët e vendbanimeve për bashkëpunimin me ekzekutivin për t’ju dal në ndihmë qytetarëve, projekteve të nivelit qendror e lokal, me propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet gjatë tërë vitit.

“Ky vit, po përmbyllet me suksese. Këto suksese presim të konfirmojnë edhe zyrtarisht se jemi komuna më e mirë me performancë në nivel të Republikës. Presim grantin për vendin e parë, normalisht.” tha kryetar Lladrovci.

Tutje kryetar Lladrovci, në mënyrë të detajuar paraqiti të arriturat, vështirësitë, aktivitetet si dhe projektet e realizuara nga drejtoritë komunale gjatë këtij viti.

Kryetari Lladrovci, shpalosi po ashtu edhe dy projekte të cilat synohen të realizohen së shpejti: Projekti i objektit me hapësira komunale në vend të objektit të komunës së vjetër si dhe ndërtimi i sheshit të qytetit.

Të pranishmit i parashtruan pyetje dhe sugjerime ekzekutivit për punën një vjeçare, ndërsa kryetari Lladrovci i falënderoi për sugjerimet e dhëna si dhe u dha përgjigje të gjithë atyre që adresuan pyetje rreth projekteve të përfunduara gjatë këtij viti, por edhe projekteve në të ardhmen.

Për fund, kryetari Lladrovci uroi të pranishmit si dhe të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit, festat e fundvitit, duke ju dëshiruar të gjitha të mirat në jetë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë