Komuna ndanë nga 100 euro për shujtat e mësimdhënësve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se, sot është bërë ekzekutimi i pagesës për shujtat e mësimdhënësve dhe personelit tjetër shkollor.

Postimi i Nures:

“Një lajm i mirë për sot!

Kemi kryer ekzekutimin e pagesës në vlerën e 100 eurove për shujtat e mësimdhënësve dhe personelit tjetër shkollor, falë menaxhimit të mirë të buxhetit dhe shpenzimit racional të tij, por edhe se ishte premtim i ynë se do t’u dalim hakësh angazhimit të tyre”, ka njoftuar kreu i Skenderajt, Fadil Nura.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë