Aksident i rëndë afër Drenasit, video nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën nacionale Komoran-Drenas, në Korroticë të Ulët.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy automjete të dëmtuara.
Në vendin e aksidentit ka dalë policia e trafikut e cila është duke u marrë me rastin.
Deri më tani nuk dihet për gjendjen e të lënduarve.
Kolona e automjeteve është e gjatë nga Komorani në drejtim të Drenasit./DrenicaOnline/ (Pamjet nën reklama)